“La Gazeta delo Sport” bën një analizë dhe një klasifikim, me shqiptarin që zë “kreun e vendit”. Kristjan Asllani bën pjesë tek 10 talentet më të rëndësishëm të Serisë A që duhet të ndiqen me vëmendje sezonin e ardhshëm. E përditshmja e shquar italiane përzgjedh emra si Zalevski, Kalulu, Skalvini, Riçi, Udogie, Gati, Gaetano apo Sotil. Asllani veçohet sepse ai ka bindur që sezonin e kaluar dhe është “përlarë” menjëherë nga një skuadër e madhe si Interi, ndërsa Zalevski ka shkëlqyer që në edicionin e parë me Romën. Nuk duhet harruar një lojtar si anglezi Kalulu që gjithashtu ishte shumë i fortë me Milanin.
Sfidanti.al