Nadal do Uimbëlldonin, humbja në Harlingham nuk i prish punë

Një disfatë është gjithmonë një disfatë, sidomos për një njeri që është mësuar vazhdimisht të fitojë, por kjo ndeshje ishte thjesht për shfaqje, si dhe përgatitore për atë që vjen më pas. Rafael Nadal u mund në ndeshjen e dytë të turneut në Hërlingham të Britanisë së Madhe, përballë kanadezit Feliks Ozhe-Aliasimë. Ndeshja ishte e fortë me dy setet që dolën 7-6 e 4-6, por kanadezi fitoi atë që cilësohet “superbrejk”, me shifrat 10-3. Nadali, në moshën 36-vjeçare, synon Grand Slemin e 23-të në karrierë, Uimbëlldonin, që nis javën e ardhshme dhe ku konkurrent kryesor do të jetë padyshim Novak Gjokoviçi, por edhe italiani Berretini. Nadali ka fituar dy Grand Slemet e vitit deri tani, Australian Openin (ku Gjokoviç nuk u lejua që të konkurronte) dhe “Rolan Garosin” e Parisit.

Sfidanti.al