Ishte vërtet një moment që ndodh rrallë në futboll, por ja që e pamë të gjithë se ashtu ishte. Verën e kaluar, Reali i Madridit ofroi 180 milionë euro për kartonin e Kilian Mbapesë, dhe Paris SG e refuzoi edhe pse sulmuesit 23-vjeçar i kishte mbetur vetëm 1 vit kontratë. Një guxim i madh i presidentit Naser Al Helaifi, i cili pyetet për këtë në një intervistë për të përditshmen spanjolle “Marka”. “Në atë kohë, – tha sheiku, – pati njerëz të afërt të mitë që më thanë se isha i çmendur që refuzova 180 milionë euro, por unë e bëra sepse isha i bindur që Mbapeja do të qendronte. Unë e njoh mirë atë, po flasim për një njeri serioz dhe shumë profesionist”. Al Helaifi thotë se Mbapeja pranoi projektin sportiv të PSG-së, si parizien, si francez, për të ndihmuar ekipin e qytetit të tij dhe vendin e tij.
Sfidanti.al