Tifozët e Man. Junajtidit ia bëjnë “bat-bat” brazilianitë të Ajaksit, Antoni!

Fjalët e bukura thuhen zakonisht në situata të lumtura, dhe kur momenti i shkon “për fije” interesave të tua. Jo më kot mjeshtri i psikologjisë dhe psikanalizës, Frojd, thoshte dikur se “njeriu është një masë e madhe egoizmi” e veshur me një cipë altruizmi”. Kjo vërtetohet edhe në futbollin profesionist, dhe rasti i tanishëm është ai i lojtarit brazilian të Ajaksit, Antoni. Emri i tij i plotë është Antoni Mateus dos Santos, dhe në Holandë krijoi një raport të shkëlqyer me trajnerin Erik Ten Hag, aq sa deklaroi se “unë do të jem gjithmonë me ty kur të kesh nevojë për mua” në videon e lamtumirës që bëri me rastin e largimit të Ten Hagut për tek Mançester Junajtidi. Gjithsesi, trajneri kërkon që ta marrë lojtarin e krahut në “Old Traford” dhe ofron 40 milionë paundë stërlina, veçse ende Antoni nuk ka thënë “po”. Tifozët e “djajve të kuq” u hodhën në rrjetet sociale duke e “cytur” brazilianin se “mbaje premtimin, trajneri ka nevojë tani për ty”.

Sfidanti.al