Ky futbollist i ngjan Armando Brojës, madje mjaft. Hugo Ekitike është vetëm 20 vjeç dhe ka shënuar 11 gola sezonin e kaluar në Ligën e Parë të Francës që ishte i pari për të në elitë, pak a shumë njësoj si shqiptari që shënoi 10 gola për Sauthemptonin në sezonin e tij të parë në Angli duke qenë gjithashtu 20 vjeç. Ekitike ka krijuar interesim dhe garë të disa prej klubeve më të rëndësishëm në Europë, mes të cilëve Realit të Madridit, Bajernit dhe Paris SG. Nuk dihet se kush do ta fitojë këtë garë, ndërsa Reimsi nuk pranoi 30 milionë eurot që iu ofruan nga Njukasëlli.
Sfidanti.al