“Rreze shprese” për Barcelonën, fiton 600-700 milionë euro me një veprim!

Me gjasë, presidenti Zhoan Laporta, e dinte se për çfarë po fliste kur u thoshte tifozëve dhe gazetarëve që të prisnin deri afër fundit të qershor. Jemi ende në mes të këtij muaji, por tashmë ka “rreze shprese” për Barcelonën pasi Asambleja e klubit e bëri veprimin që iu kërkua. Laporta propozoi shitjen e 49 për qind të aksioneve të biznesit të katalanasve, që ka lidhje me rrjetin e shitoreve për fanelat e suvenire të tjera, por po ashtu edhe shitjen e një pjese të së drejtës televizive që ta shfrytëzojnë kompani private. Votimi pro këtyre propozimeve pritet t’i sjellë Barcelonës rreth 600-700 milionë euro, mjete financiare që do ta shpëtojnë klubin nga falimentimi dhe do të ndihmojnë në forcimin e skuadrës. Levandovski është objektivi i parë sportiv, ndërsa 568 anëtarë votuan “pro” dhe vetëm 65 kundër.

Sfidanti.al