Vetëm Lejkërsat e Sëlltiksat kanë më shumë tituj se Golden Stejti

Kuptohet, këto dy skuadrat janë të paarritshme, të paktën për një kohë të gjatë. Me nga 17 tituj Boston Sëlltiksat dhe Los Anxhelos Lejkërsat janë kategoria speciale e NBA-së, me ekipet e tjerë që luftojnë vetëm për vendin e tretë. Këtë pozicion sot e mban me krenari Golden Stejti që ka 7 tituj, ndaj 6 të Çikago Bullsave të Majkëll Xhordanit. Brezi i Kërrit, Tompsonit e Grinit i ka dhënë klubit dhe tifozëve 4 prej këtyre titujve, të parët që nga vitet 1970-të. Titulli i 7-të u fitua në Arenën e madhe të Bostonit dhe ironia e fatit ishte që kjo ndodhi vetëm 2 vjet pasi Golden Stejti vendosi rekordin negativ të humbjeve në sezonin e rregullt duke dalë në vend të fundit. Ishte koha kur Kërri e Tompson ishin të dëmtuar dhe Kevin Duranti ishte larguar, por tashmë ajo kohë është harruar.

Sfidanti.al