Bavarezët ishin spektatorë (flasim për tifozët dhe drejtuesit) në ndeshjen 5-2 fituar nga “teutorët” ndaj Italisë në Ligën e Kombeve. Gjithsesi, Bajerni mund të dalë fitues sipas mënyrës së vet nga ky sukses i madh kombëtar. Mediat gjermane po theksojnë se lojtarë të tillë si Tomas Myler dhe Xhoshua Kimih ishin ndër më të mirët në fushë, dhe suksesi e lavdia me fanelën e kombëtares, mund t’i ndihmojnë që të rrisin nivelin edhe në “Alianc Arenë”. Myleri u quajt “Der Bomber” si dikur Gerd Myleri, ndërsa Kimih u emërtua “Mjeshtri i Ndeshjes”. Bashkë me ta ishte David Raum i Hofenhajmit, që u cilësua si “Perandori” (Kaizeri), ndërsa Ilkai Gyndogan u vlerësua si “Zoti i futbollit”. Ndoshta, Bajerni mund të mendojë për t’i marrë këta lojtarë, dhe nuk do të ishte e pamundur.
Sfidanti.al