Mesi-Mbape-Murinjo, a do ta ketë Paris SG treshen magjike “MMM”?!

Në Spanjë u bë e zakonshme të cilësoheshin repartet sulmuese të Barcelonës dhe Realit me inicialet e mbiemrave të tyre, ndaj edhe patëm treshen MSN te katalanasit (Mesi, Suarez, Nejmar) dhe BBC tek Madridi (Benzema, Bejl, Kristiano Ronaldo). Një treshe të madhe mesa duket dëshiron të krijojë edhe Paris SG, ose të paktën kështu shkruajnë mediat. Sipas tyre, presidenti i klubit kryeqytetas, Naser Al Helaifi, dëshiron të marrë si trajner Zhoze Murinjon, ndërsa pritet të largojë Maurisio Poçetinon. Në ekip janë ndërkohë Kilian Mbape dhe Lionel Mesi, pra mund të krijohet treshja “MMM”, ndonëse njëra prej M-ve do të jetë në stol.

Sfidanti.al