Klop: Ishim shumë mirë ndaj një ekipi mbrojtës, do të kthehemi sërish!

Trajneri i Liverpulit bëri një analizë të ftohtë të një tjetër finaleje të humbur nga ana e një ekipi të tij. Nuk i ka ecur shumë me këto ndeshje një tekniku mjaft emocional, i cili ndoshta do të duhet të jetë pak më i ftohtë e më pragmatik, për t’ia dalë në sfida të tilla ku ka rëndësi të shënosh një gol, dhe të mos pësosh. “Ishin dy vendime kundër nesh, në minimumin e tolerancës, – tha Jurgen Klopi për finalen ndaj Realit, – ne luajtëm një ndeshje të mirë, jo një ndeshje të përsosur. Nuk mund të jesh i përsosur ndaj një ekipi që mbrohet kaq në thellësi. Ne patëm shumë gjuajtje, por jo aq të pastra. Kurtua bëri dy pritje të mëdha. Valverde deshi të gjuante dhe topi shkoi tek Vinisius që ishte aty. Kjo është e gjitha. Djemtë provuan gjithçka, sidomos kur ishim 0-1. Ne luajtëm gjatë gjithë kohës në sulm, ashtu siç duhet, me mesfushorët shumë përpara, por padyshim që Reali është i rrezikshëm në kundërsulm. Luajtëm rreth e rrotull tyre, por duhej të kishim luajtur më shumë si bllok. Kam një parandjenjë të fortë se do të kthehemi përsëri, jemi një grup i madh. Ku është finalja e radhës? Në Stamboll? Prenotojeni biletën!”

Sfidanti.al