Mbyllet epoka “Abramoviç” tek Çelsi, lamtumirë emocionuese nga miliarderi rus

Çdo pengesë proceduriale dhe ligjore për shitjen e aksioneve të klubit tashmë është kapërcyer. Tod Boehli është pronari i ri i Çelsit, ndërsa u paguan në total 4.25 miliardë paundë stërlina (sipas mediave britanike). Sipërmarrësi amerikan hodhi një hap tjetër të madh në sport, ndërsa është i angazhuar prej vitesh në SHBA. Me lejen e dhënë nga qeveria britanike u mbyll epoka e Roman Abramoviçit tek Blutë e Londrës, epokë që nisi në 2003. Gjatë 19 viteve me miliarderin rus Çelsi fitoi çdo trofe të mundshëm, 5 tituj në Premier Ligë, 2 Champions, 2 Liga të Europës, 5 Kupa të Anglisë, 3 Kupa të Ligës dhe 1 Kupë të Botës për Klubet. “Kjo është kënaqësia dhe nderi i jetës sime”, – ishte lamtumira nga Abramoviçi.

Sfidanti.al