Ftesa e tij është që të mos e ndryshojë fanelën, ndonëse në të ardhmen nuk do të ishte kundër që të vishte bluzën “blaugrana”. Një ish-yll i Paris SG dhe i Barcelonës si Ronaldinjo, është kundër që Kilian Mbapeja të shkojë tek Reali i Madridit. “Mbape mund të bëhet lojtari më i madh në historinë e PSG-së, – thotë braziliani, – ai që tani është pjesë e historisë dhe kështu mund të jetë edhe në të ardhmen. Ai e meriton gjithë respektin që po tregohet ndaj tij, ai do të vazhdojë të na dhurojë lumturi edhe më tej. Mbape është sot lojtari më i mirë i PSG-së, ai është më i miri i Francës, dhe mund të bëhet më i miri i historisë së klubit”. Sa për Mesin, Ronaldinjo thotë se argjentinasi është i lumtur në Paris.
Sfidanti.al