Në kohën e Silvio Berluskonit dhe Adriano Galianit nuk dihet mirë se përse nuk e donin në postet drejtuese. Raportet e Paolo Maldinit me klubin e tij të zemrës, Milanin, kanë qenë gjithnjë të vështira që pasi mbylli karrierën si futbollist në 2009, dhe duket se gjërat nuk kanë ndryshuar aq shumë. Vetë drejtori sportiv kuqezi, ndërsa flet me superlativa dhe krenari për titullin kampion në Serinë A, nuk ngurron të thotë edhe të tjera gjëra. “Kontrata ime është në përfundim, – shprehet legjenda, – por deri tani askush nuk ka folur me mua për rinovimin. Duket se në futboll shpesh nuk ekziston respekti i duhur”. A thua do të vazhdojë Maldini tek Milani, apo po pritet shitja e aksioneve të klubit për të parë se çfarë projekti do të kenë pronarët e rinj?!
Sfidanti.al