Vërtet Liga Franceze mund ta kalojë La Ligën, siç thotë Al Helaifi?!

Me gjasë, presidenti i Paris SG foli me një guxim të tepruar, duke bërë një parashikim të tillë. “Presidenti i La Ligës ndoshta ka frikë se Liga e Parë e Francës mund t’ia kalojë kampionatit spanjoll, – tha Al Helaifi, – La Liga nuk është ajo që ka qenë 3 vjet më parë”. Gjithsesi, duket e vështirë që Franca ta kalojë tani shpejt Spanjën në këtë drejtim. Nëse do të shohim kupat e Europës, Reali është në finalen e Championsit, ndërsa Vijarreali arriti në gjysmëfinale. Nga ana tjetër, Paris SG është i vetmi përfaqësues francez që bën përpara në kontinentin e vjetër, por që u eliminua nga Reali në raundin e dytë. Lila, Lioni, Monako, Marseja nuk janë kaq lart, ndonëse marsejezët arritën gjysmëfinalen e Ligës së Konferencës.

Sfidanti.al