Ten Hagu ka plane të mëdha, por Man. Junajtidi duhet të zbresë rrogat me 100 milionë euro!

“Puna është shumë e madhe, ndërsa koha është mjaft e shkurtër”. Këto ishin fjalët e trajnerit të ri të Mançester Junajtidit, të prezantuar një ditë më parë në “Old Traford”. Erik Ten Hagu vjen me ambicie të mëdha tek “djajtë e kuq”, dhe drejtuesit kanë shpresë tek holandezi, i cili gjithsesi nuk do ta ketë të lehtë veprën e tij ndërtuese. Lajmet janë që Junajtidi duhet të ulë borderonë e rrogave me 80 milionë paundë stërlina në sezon, që do të thotë diçka më pak se 100 milionë euro. Në kushte të tilla, si mund të mendohet se ekipi do të forcohet. Ten Hagu deklaroi se Kristiano Ronaldo është në planet e tij, veçse nuk dha garanci për Harri Megajerin. Sidoqoftë, rrogën më të lartë në “Old Traford” e ka pikërisht CR7-ta.

Sfidanti.al