Salah-Mane, mos vallë Liverpuli nuk i mban dot që të dy?!

Lajmet nga Anglia janë që për sulmuesin nga Senegali do të bëhet gati një kontratë e re, por kjo kontratë nuk do të përmbajë një rritje të ndjeshme të rrogës. Pritet që Liverpuli të mos ia rrisë shumë pagën Sadio Manesë, që aktualisht merr 200 000 paundë stërlina në javë, e që ndoshta mund t’ia shtojë në 220 apo 230 000 paundë stërlina në javë. Klubi në “Anfild” do të ketë “bisedime delikate” me Manenë, ndërsa priten bisedime të vështira me Mohamed Salahun. Egjiptiani ka kërkuar një rrogë të lartë deri në 400 apo 500 000 paundë stërlina në javë. Nuk dihet nëse të kuqtë kanë vendosur të përqëndrohen vetëm tek njëri prej yjeve sepse ndoshta ata mund të mos i përballojnë dot financiarisht që të dy, ndonëse Liverpuli po realizon një sezon shumë të mirë, me vendin e dytë në Premier Ligë (1 pikë pas Sitit), fitoren e Kupës së Anglisë, të Kupës së Ligës e duke qenë në finalen e Championsit.

Sfidanti.al