Kurrë ndonjë lojtar në historinë e futbollit nuk ka pasur këtë pushtet në klub që ka sot sulmuesi francez i Paris SG. Akordi i tij me presidentin Al Helaifi do të thotë se nëse sheiku ka paratë, Kilian Mbapeja ka pushtetin sportiv në ekip, diçka që vështirë se do t’u pëlqejë lojtarëve të tjerë. Gjithsesi, ky është realiteti me rrogën 40 milionë euro në sezon dhe 150 milionë euro vetëm për hedhjen e firmës në letër në kontratën 3-vjeçare. Lajmet nga Franca janë që drejtori sportiv, Leonardo, është larguar nga funksionet e tij menjëherë pasi Mbape rinovoi. Po ashtu pritet largimi i Nejmarit, ndërsa është e sigurt që De Maria nuk do të jetë më lojtar në “Parkun e Princave”. Nuk dihet fati i trajnerit Poçetino, me gjasë sepse Al Helaifi i ka premtuar Mbapesë se do të marrë Zidanin në stol, por sipas televizioneve në Paris, ish-trajneri i Realit e ka refuzuar ofertën.
Sfidanti.al