Akuza nuk është edhe aq për Paris SG sesa për vetë UEFA-n. Kështu kuptohet deklarata e presidentit të La Ligës spanjolle të futbollit, Havier Tebas, që i ka dalë në krah Realit të Madridit lidhur me transferimin e Kilian Mbapesë. “Nuk mund të ndodhë që një klub që humb 300 milionë euro mundet t’ia heqë Mbapenë Realit, – tha Tebasi, – besoj se Mbapeja do të jetë në Madrid, edhe pse një ditë duket e bardhe, dhe një tjetër duket e zezë. Nuk kemi ende lajm të mirë, por as lajm të keq. PSG ka 650 milionë euro këtë sezon si total rrogash dhe 300 milionë euro humbje, pra si mundet t’i bëjë një ofertë të madhe Mbapesë?” Tebasi ftohu edhe entuziazmin e tifozëve të Barcelonës duke thënë se “me situatën e tanishme në “Kamp Nou”, Levandovski nuk mund të merret”.
Sfidanti.al