Presidenti De Laurentis e di se klubi i tij nuk e ka fuqinë financiare për të konkurruar me blerje me Juventusin, Milanin apo Interin, ndaj edhe duhet të përshtatet. Pak a shumë si Dortmundi në Gjermani, Napoli merr lojtarë me të lirë dhe i transferon me të shtrenjtë, dhe kështu kërkon të bëjë me dy nga “shtyllat” e ekipti, mbrojtësin Kulibali dhe sulmuesin Osimhen. De Laurentis pranon që Kulibali të largohet (“nuk detyroj njeri të rrijë me zor”, – thotë ai), ndërsa flitet se kërkon 30 milionë euro për kartonin. Barcelona nuk pranon me kaq, dhe kërkon të fusë Pjaniçin në “pazar”, ndonëse napolitanët për momentin po bëjnë “naze”. Osimheni është tjetër gjë sepse për të kërkohen 100 milionë euro. Mançester Junajtidi thuhet se është tërhequr nga gara, por Arsenali do ta provojë.
Sfidanti.al