“Refreni” në Spanjë mbetet që premtimet e dhëna e bëjnë të padiskutueshëm faktin se superylli francez do të kalojë në Madrid. Kështu mendohej deri vonë kudo, por tani flasim për një gjendje krejt “në ajër”. Deri edhe drejtuesit më të lartë të Realit, duke nisur nga presidenti Florentino Perez, janë “aq në qiell, as në tokë” lidhur me fatin e Kilian Mbapesë, i cili pritet të sqarojë të ardhmen. “Në zonën fisnike të Realit ka pasiguri, – shkruan e përditshmja “Marka”, – kjo është ndjenja tani për tani, duke zhdukur si me magji euforinë e javës së kaluar”. Televizioni “Skaj” informon se Mbapeja është shumë më pranë rinovimit me Paris SG, dhe mediat katalanase shkruajnë në kulmin e kënaqësisë se “Mbape duket më parë Parisit sesa Madridit”.
Sfidanti.al