Askush tjetër në Europë dhe në Botë nuk ka arritur të bëjë këtë që ka bërë Robert Levandovski. Ndërsa, legjenda polake po mendon të largohet nga Bajerni, nuk është aspak keq të kujtohet se çfarë po humbasin bavarezët. Mediat në Mynih shkruajnë se Levandovski ka shënuar 196 gola në 5 sezonet e fundit duke qenë mbi këdo tjetër në këta vite. Më pranë polakut është Lionel Mesi me 176 gola dhe më pas vjen Kristiano Ronaldo me 169, Çiro Imobile me 156 dhe Kilian Mbape me 149 gola. A mundet që një lojtar i tillë të lejohet të largohet? Ja pra që vika puna edhe kështu dhe Bajerni nuk di se me kët ta zëvendësojë.
Sfidanti.al