Me koshin e trij tripikësh i dha fitoren Anadolu Efesit ndaj Olimpiakosit në gjysmëfinalen e Euroligës, dhe do të përpiqet që ta ndihmojë ekipin turk edhe në finalen e madhe ndaj Realit ditën e sotme. Vasilije Miçiç shënoi 15 pikë për Efesin kundër grekëve në Arenën e Beogradit, pra në vendin e tij Serbi, ndërsa shumëkush pyet se përse ky basketbollit nuk ka shkuar ende në NBA ndonëse është 28 vjeç. Ai është zgjedhur që në 2014, ndërsa flitet se Oklahoma do të donte ta merrte. Serbi ka vetëm një kusht: “Do të shkoj në NBA vetëm nëse do të kem mundësi të luajë siç bëj këtu, jo për të qendruar në stol”. Diçka e tillë i ndodhi fillimisht legjendës Drazhen Petroviç, por pastaj kroati e çau rrugën e tij si titullar. Këtë duhet të bëjë edhe Miçiçi.
Sfidanti.al