Për çfarë do të takohet sërish Kilian Mbapeja me Paris SG?!

Në Spanjë e cilësojnë “një telefonatë shqetësuese”. Mediat iberike shkruajnë të sigurta se fillimisht Kilian Mbape ia kishte thënë fjalën “po” Realit, por më pas erdhi një thirrje telefonike ku klubi madrilen lajmërohet se sulmuesi 23-vjeçar do të ketë bisedime të tjera me Paris SG. Është pak të thuash se presidenti Perez është i shqetësuar, po ashtu tifozët, edhe pse ende mendojnë se Mbapeja do të zgjedhë ekipin e tyre. Gjithsesi, fakti që do të bisedojë sërish me PSG-në do të thotë se kampioni i botës ka ende shans të arrijë akord në kryeqytetin e Francës. Sipas “Markës”, Mbapeja do ta lajmërojë të ardhmen ashtu siç bëri Lebron Xhejmsi. Përtej objektivave sportivë, Kiliani ka edhe objektiva financiarë dhe të dy klubet janë gati të ndryshojnë rregullat e deritanishme të futbollit vetëm për ta mbajtur.

Sfidanti.al