Barcelona gjen “çelësin” për të hapur “derën” e Bajernit për Levandovskin

Sulmuesi polak u shpreh pas ndeshjes së fundit në Bundesligë se nuk do të rinovonte kontratën në Mynih dhe nëse do të vinte një ofertë e rëndësishme, palët duhej të mendoheshin. Barcelona duket se po bën pikërisht këtë, pavarësisht gjendjes së vështirë financiare. Mediat bavareze shkruajnë se klubi katalanas mund të japë 60 milionë euro për kartonin e Robert Levandovskit, ndërsa për vetë lojtarin ka gati 3 vjet kontratë. Është pikërisht ajo që kërkonte polaku, që të kishte garanci për 3 vjet, dhe po ashtu Bajerni do të merrte një oferte të madhe, më shumë sesa shpresonte, e cila mund të zgjidhej me kartonin e sulmuesit Memfis Depai që të kalojë në Gjermani, dhe të ulë sasinë e parave që duhet të paguhet nga “blaugranët”. Me gjasë kjo do të jetë lëvizja që do të zgjidhë situatën.

Sfidanti.al