“Momenti i Apokalipsit” për Çelsin është vetëm 15 ditë larg!

Në Britaninë e Madhe dyshojnë dhe kanë frikë se Roman Abramoviç në fund do ta shkatërrojë të ardhmen e klubit të tij. Miliarderi rus e pati Çelsin e Londrës një “dashnore” krejt të veçantë, nga më të “bukurat” në botë, por tashmë nuk dëshiron t’ia lerë “shëndoshë e mirë” dikujt tjetër, që mund të jetë miliarderi amerikan, Tod Boehli. Ky i fundit ka firmosur për blerjen e aksioneve, ndërsa priten disa “vula” të fundit që shitja e pronës të quhet e përfunduar. Qeveria britanike, sipas mediave, është e tronditur se Abramoviçi po nxjerr pretendime të ndryshme për ta vonuar shitjen e aksioneve, ndërsa kjo gjë duhet të bëhet brenda 15 ditëve. Flitet se rusi kërkon që borxhi i tij prej 1.6 miliardë paundësh stërlina të shkojë tek Fondi Ndërkombëtar i Investimeve Kembërli (Camberley International Investments). Kjo mund të sjellë vonesë dhe kjo mund të shkatërrojë sezonin e ardhshëm të bluve, që kanë afate për regjistrim në aktivitetet e futbollit.

Sfidanti.al