Trajneri Tomas Tuhel do të bëjë sërish veprimin e vjetshëm. Gjatë fazës përgatitore në verë dëshiron në ekip lojtarët që janë në pronësi të Çelsit, edhe pse kanë qenë të huazuar për këtë sezon. Mes tyre edhe Armando Broja, sulmuesi i kombëtares së shqiptarë, por edhe Konor Gallager. Tuheli dëshiron t’i shohë nga afër për të parë rritjen e tyre, dhe sesa mund të përshtaten me ekipin dhe me planet e tij. A do të mundet Broja të bëhet lojtar i përhershëm i Bluve të Londrës, a do të mundet ta bindë Tuhelin se meriton kontratën dhe vendin në skuadër? Kjo do të varet nga vetë 20-vjeçari, por edhe nga planet që do të ketë pronari i ri i klubit, Tod Boehli, dhe nga shpejtësia me të cilën do të përfundojë shitja e aksionit. Shanset janë të mira sepse Broja shkëlqeu këtë sezon duke qenë zbulim me Sauthemptonin e duke shënuar 9 gola, 6 nga cilët në kampionat.
Sfidanti.al