Në Spanjë thonë se Mbapeja i ka thënë “Po” Realit!

Si gjithmonë e përditshmja “Marka” është e mirëinfomuar dhe e sigurt. Me shkrimin e gazetarit Hoze Feliks Dias, gazeta madrilene na bën me dijë se Kilian Mbape i ka thënë “Po” Realit. Sipas shkrimit, sulmuesi francez, bashkë me përfaqësuesit e tij dhe ata të klubit spanjoll, janë ulur javën e kaluar dhe kanë vendosur me detaje se çfarë do të bëjnë. Vetë kampioni i botës informoi dje në një ceremoni për çmimet individuale se këtë javë do të informojë për të ardhmen e tij. Sipas “Markës”, Mbapeja kurrë nuk ka dyshuar për të ardhmen, por ka pasur shumë presione, shumë oferta financiare dhe të tjera nga ana e Paris SG, pra nuk ka qenë një periudhë e lehtë. Ajo që vlen të theksohet është që 23-vjeçari nuk ka pasur asnjë takim të drejtpërdrejtë me drejtues të Realit, ndonëse që nga 1 janari i këtij viti mund ta bënte pa shkelur asnjë rregull.

Sfidanti.al