Inzagi i kujton të gjithë: Unë e kam fituar një titull në javën e fundit

Ka qenë viti 2000, një pasdite maji dhe ndodhi një mrekulli, diçka që ngjan rrallë, siç është normale për mrekullitë. Juventusi pësoi një humbje të papritur në Peruxha dhe Lacio fitoi titullin në Serinë A, që ishte i dyti në histori, dhe në atë skuadër bënte pjesë edhe një lojtar me emrin Simone Inzagi. Pra me emrin e trajnerit të sotëm të Interit që shpreson që ta fitojë titullin sërish në javën e fundit, këtë herë në stol dhe jo në fushë. “Është e qartë që Milani ka më shumë mundësi sesa ne, – thotë ai, – ne kemi nevojë që kundërshtari të humbasë, përveçse që të fitojmë ndaj Sampdorias. Megjithatë, e kemi detyrim të besojmë deri në fund, për më tepër unë e kam fituar një titull në javën e fundit”. Gjithsesi, Inzagi nuk mendon se Interi i tij ka bërë gabime këtë kampionat, dhe thotë se “nëse do të duhej të zgjidhja një ndeshje për ta luajtur sërish, do të ishte ajo e para ndaj Liverpulit (në Champions), një ekip që ka humbur vetëm ndaj nesh këtë vit”.

Sfidanti.al