Vajzat e Barcelonës firmosin titullin e përsosur: 30 fitore në 30 ndeshje

E kanë bërë zakon këto kohë dhe dominimi i tyre duket gjëja më e lehtë. Ekipi i vajzave të Barcelonës u tregoi djemve të Ksavi Hernandezit sesi fitohet në futboll duke përfunduar me triumf maksimal këtë sezon. Femrat “blaugrana” fituan ndeshjen e 30-të të kampionatit, duke pasur 30 fitore në 30 ndeshje. Suksesi i fundit në stadiumin e vogël “Johan Krujf”, përballë rreth 5 200 spektatorëve, ishte disi i vogël sepse Atletiko e Madridit u mund vetëm 2-1. Në total, femrat barceloniste kanë shënuar 159 gola (5.3 për ndeshje) dhe kanë pësuar vetëm 11 (0.36 për ndeshje). U mbetet të fitojnë edhe Championsin, finalen e së cilit do ta luajnë në Torinë pas pak ditës ndaj Olimpikut të Lionit.

Sfidanti.al