Raiola ia paska lënë një rrugëdalje Halandit tek Mançester Siti

Agjenti i shquar, dhe shpesh i sulmuar, ka punuar deri aq sa pati frymë dhe mundësi. Mino Raiola, menxheri i ndjerë i futbollistëve, paska realizuar veprën e tij të fundit dhe kjo me kontratën e Erling Halandit me Mançester Sitit. Është një sekret që e dinë të gjithë se marrëveshjet në futbollin profesionit kryhen pas shpinës së rregullave e ligjeve, duke i shkelur ato me të dyja këmbët, por thjesht me kushtin që të “mos merret vesh”. Pra, ndonëse akordi Haland-Siti u njoftua vetëm pas vdekjes së Raiolës, sërish kontrata ishte dakordësuar disa javë përpara, në mos edhe më shumë. Në këtë kontratë me Sitin, sipas mediave, qenka edhe një klauzolë që e lejon Halandin të largohet nga “Etihadi” pas 2 sezonesh nëse një tjetër klub paguan 150 milionë euro për të. Thuhet se kjo është bërë për të ndihmuar Realin, por edhe Barcelona në 2024 mund t’i ketë paratë për ta marrë norvegjezin.

Sfidanti.al