Lukaku troket në derë të pronarëve të rinj të Çelsit, ndoshta ëndërron Italinë!

I shkoi jeta duke bërë prova dhe Premier Liga mbeti “toka e (pa) premtuar” për të. Romelu Lukaku kaloi një tjetër sezon me probleme në Angli, pas atyre të mëparshmëve tek Çelsi dhe Mançester Junajtidi (ishte mirë tek Evertoni), dhe tani po mendon për t’u kthyer tek “buka e vjetër”. Kjo “bukë e vjetër” është Interi, me të cilin doli kampion nën drejtimin e Antonio Kontes duke u shpallur lojtari më i mirë i Serisë A. E kundërta në Angli, një krizë e vërtetë, dhe agjentët e Lukakut kanë kërkuar takim me pronarët e rinj për të folur për të ardhmen. Besohet se dëshira e belgut është që luajë sërish për Interin, ndonëse nuk dihet sesi do të veprojë Çelsi, sesa do të mundet të shpenzojë Interi dhe sesa mirë do të përshtatej me skemat e trajnerit Simone Inzagi.

Sfidanti.al