“Qielli po qartësohet” dhe e ardhmja shihet më mirë, por kjo nuk do të thotë se kemi arritur në “cak”. Bajerni vërtet pranon se Robert Levandovski mund të largohet, dhe madje ka vendosur një çmim për kartonin e lojtarit, por a mundet që në Katalonjë të përgjigjen siç duhet. Tabloidi “Bild”, pasi lajmëroi se sulmuesi polak do të kërkonte të largohej me çdo kusht nga Mynihu, informoi se për kartonin e 33-vjeçarit duhen 35 deri në 40 milionë euro. Barcelona është në “pole position” për Levandovskin, veçse katalanasit janë në krizë të madhe financiare, dhe nuk kanë vend manovrimi. Nëse nuk realizohen largimet e pritura, vështirë të gjenden paratë për legjendën e sulmit. Shpresa është që të fitohet diçka nga Kutinjo (25-30 milionë euro), Ter Shtegen dhe Frenki De Jong.
Sfidanti.al