Në moshën 28-vjeçare nuk ka luajtur kurrë për ekipin kombëtar. Zhoel Embijd është kamerunas si kombësi, ndonëse familja e tij jeton në Francë, por nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje ne ekipin përfaqësues kamerunas. Edhe pse u ftua në 2017, sërish basketbollisti qendër refuzoi të shkonte në Kupën e Afrikës, ndërsa tani flitet se ka nisur procedurën për të marrë nënshtetësinë franceze. Kjo do të thotë se Embijdi mund të luajë shpejt me kombëtaren e Francës në basketboll për meshkuj. Në SHBA kanë nisur të pyesin nëse Franca, bashkë me Embijdin, do të jetë në gjendje të mundë “Skuadrën Ëndërr” të formuar nga yjet e NBA-së? Ekipi francez ka yje të NBA-së si Rudi Gober (Juta Xhaz), Nikolas Batym (Klipers), Furnie (Nju Jork Niks) apo edhe lojtarë që luajnë në Europë si Jabusele (Real Madrid) apo Nando De Kolo (Fenerbahçe). Franca e mundi SHBA-së në fazën e grupeve në Lojrat Olimpike në Tokio vitin e kaluar, ndërsa humbi me vetëm 5 pikë finalen ndaj amerikanëve, 82-87.
Sfidanti.al