“Kolosët” e Milanit këtë sezon janë portieri Menja dhe Leao!

Tifozët nuk kanë dyshim, dhe as nuk duan t’ia përmendin emrin Xhixho Donarumës, ndonëse ai është gardiani titullar i Italisë dhe doli kampion i Europës me të kaltrit. Tek Milani vlen së pari fanela kuqezi, dhe atë po e mban veshur portieri francez, Majk Menja (Maignan). Siç thotë ish-portieri me përvojë, Sorrentino, “Menja duket sikur ka 10 vjet që luan tek Milani, duket si një veteran i ekipit, e ka ndihmuar që di gjuhën, dhe po ashtu trajneri Pioli është si një baba”. Për tifozët, Menja është më i miri i sezonit. Nga ana tjetër, “La Gazeta delo Sport” thekson se një rol udhëheqësi po e luan një tjetër lojtar i ri, si Rafael Leao. Sulmuesi brazilian është kthyer në pikë referimi, dhe me shumë më tepër peshë në lojë sesa Ibrahimoviç apo Zhiru. Me këta kampionë të rinj, skuadra e Piolit po shkon drejt titullit.

Sfidanti.al