Janë pra vetëm 4 skuadra të mëdha që veçohen atje në “Olimpin” e futbollit europian. E para prej tyre është padyshim Reali i Madridit, “mbretëresha” e padiskutueshme e kontinentit që ka 16 finale në Champions në histori, duke filluar që nga viti 1955 kur pati nismën kompeticioni më i madh i klubeve në Europë. Liverpuli arriti finalen e 10-të në Champions pas fitores me përmbysje në fushën e Vijarrealit, e treta në 5 vitet e fundit. Dy skuadrat e tjera të mëdha, Milani dhe Bajerni janë nga 11 herë në finale. Asnjë ekip tjetër anglez nuk ka mundur ta ketë këtë sukses, madje as Mançester Junajtidi që ka dalë në finale vetëm 5 herë, duke fituar 3 prej tyre. Vetë Jurgen Klopi arrin finalen e katërt të Championsit si trajner, duke barazuar rekordin e vendosur nga Marçelo Lipi, Sër Aleks Fergusoni dhe Karlo Ançeloti.
Sfidanti.al