Sulmuesi egjiptian u shpall për herë të dytë radhazi Lojtari i vitit nga gazetarët sportivë. Mohamed Salah mori plot 48 për qind të votave të pjesëtarëve të Shoqatës së Gazetarëve të Futbollit, ndërsa për femra fitoi Sam Kerr e Çelsit. Në vend të dytë doli organizatori i Mançester Sitit, Kevin De Brujne, dhe i treti Deklan Rajs i Uest Hemit. Sulmuesi ka shënuar 30 gola këtë sezon për Liverpulin, nga të cilët 22 në Premier Ligë, ndërsa me skuadrën e trajnerit Jurgen Klop ka fituar Kupën e Ligës, është në finalen e Kupës së Anglisë përballë Çelsit, është në vend të dytë në kampionat (-1 pikë nga Siti), si dhe ka fituar 2-0 në “Anfild” gjysmëfinalen e parë të Championsit kundër Vijarrealit spanjoll.
Sfidanti.al