Halandi ia dedikon Raiolës tregolëshin e shënuar ndaj Bohumit

Ndeshja u humb, por nga ana individuale ai rrallë e ndjen diçka të tillë. Erling Halandi në shumicën e rasteve fiton, pasi shënon gola me shumicë, veçse këtë herë pati një arsye të rëndësishme për të realizuar. Sulmuesi norvegjez ia dedikoi 3 golat e realizuar ndaj Bohumit agjentit të tij të ndjerë, Mino Raiola. Italo-holandezi u shua në moshën 54-vjeçare dhe Halandi e ndjeu për detyrim që të luante për të. Ai shënoi dy herë me 11 metërsha në minutat 18 dhe 30, ndërsa në minutën e 62-të realizoi përmbysjen në 3-2 për Dortmundin në stadiumin “Signal Iduna Park”. Në fund, ndeshja u humb ndonëse nuk është se pati ndonjë rëndësi. Borusia nuk del dot kampion, ndërsa e ka të sigurt Championsin. Vetë Halandi do të shkojë tek Mançester Sitin sezonin që vjen, ndërsa Dortmundi duhet të gjejë një “Haland” të ri.

Sfidanti.al