Me agjentin e polakut, Pini Zahavin, nuk do të jetë e lehtë të arrihet një marrëveshje, pasi sulmuesi e ka me dëshirë të provojë një aventurë të re. Robert Levandovski gjithë këto kohë është dhënë i mërzitur, madje i fyer që Bajerni nuk ka biseduar më parë me të për një rinovim, veçse lajmet janë që klubi bavarez e bëri lëvizjen. Po bisedohet me 33-vjeçarin, por nuk ka siguri për arritjen e një rinovimi të kontratës që përfundon në 2023. Levandovski dëshiron Barcelonën, ndërsa në Mynih kanë plane për të marrë Sebastian Halerin nga Ajaksi, por duan edhe Luka Joviçin nga Reali. Sulmuesi serb e njeh Bundesligën sepse ka shkëlqyer me Frankfurtin.
Sfidanti.al