Kupat e Europës, Roma hedh një hap drejt Tiranës, anglezët nuk shkëqejnë!

U luajtën katër ndeshjet e para gjysmëfinale të dy kompeticioneve kontinentale. Roma arriti një barazim 1-1 në stadiumin e Leisterit në Angli, duke hedhur një hap drejt finales së 25 majit në Ligën e Konferencës që do të luhet në “Arenën Air Albania” të Tiranës. Lorenco Pelegrini kaloi italianët në epërsi, ndërsa Mançini shkaktoi autogol në pjesën e dytë. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, këtë herë nuk luajti, ndërsa Leisteri pati epërsi të madhe në vëllimin e lojës, me 62 për qind mbajtje topi dhe 13 gjuajtje (4 Roma), e kornet ishin 11-1! Gjithsesi, skuadra e Zhoze Murinjos arriti një rezultat të mirë për ndeshjen e dytë në stadiumin “Olimpiko”. Në gjysmëfinalen tjetër të Ligës së Konferencës, Fejënordi fitoi minimalisht 3-2 në Holandë ndaj Marsejës. Britanikët nuk arritën të shkëlqenin as në Ligën e Europës, ku ishte mbrëmja e gjermanëve. Frankfurti, pasi eliminoi Barcelonën, hodhi një hap të madh drejt finales me fitoren 2-1 në Londër ndaj Uest Hemit. Knauf dhe Kamada shënuan për Ajntrahtin dhe Antonio barazoi përkohësisht për Uest Hemin. Lajpcigu, ndërkaq, fitoi 1-0 në Gjermani ndaj Gllazgou Rejnxhërsit duke pasur epërsi në lojë, ndonëse golin e shënoi në 85’ me autor Angelinon.

Liga e Europës

Lajpcig-Gllazgou Rejnxhërs 1-0, Uest Hem-Frankfurt 1-2.

Liga e Konferencës

Leister-Roma 1-1, Fejënord-Marsejë 3-2.

Ndeshjet e kthimit, të enjten e ardhshme.

Sfidanti.al