Raiola tallet me mediat dhe krahason veten me Krishtin, por “është shumë sëmurë”!

Urimi është që të përmirësohet dhe të shërohet sa më shpejt. Të tilla duhet të jenë fjalët për çdo njeri, dhe këtë ia dëshirojmë edhe superagjentit të futbollit, Mino Raiola, i cili është shumë i sëmurë, veçse ende nuk ka vdekur, siç u raportua nga media në Itali dhe pastaj në Europë, e në të gjithë botën. Agjenti italo-holandez reagoi që nga spitali, duke shkruar në Tuiter se “për të dytën herë në 4 muaj ata më “vranë”, por duket se unë qenkam në gjendje që të ringjallem”. Doktori Alberto Xangrilo (Zangrillo), shefi i anestezisë dhe repartit të urgjencës në Spitalin “Shën Rafaeli” në Milano gjithashtu reagoi se “jam skandalizuar nga telefonatat e disa pseudogazetarëve që spekullojnë për jetën e një njeriu që po lufton fort”. Krahu i djathtë i Raiolës, Hoze Fontes Rodrigez deklaroi nga Holanda se “ai është në pozicion të keq, por nuk ka vdekur”, ndërsa një burim tjetër tha se “ai është shumë, shumë sëmurë”.

Sfidanti.al