Bajerni ka 9 kandidatë, por është e pamundur të zëvendësohet Levandovski

E përditshmja gjermane, “Tages Cajtung” (TZ) ka vendosur të merret me dramën që po rrethon këto kohë Bajernin e Mynihut dhe Robert Levandovskin, duke përpiluar një listë me kandidatët e mundshëm për ta zëvendësuar atë. Kjo media rreshtoi emrat si dhe mundësitë që kishte secili prej tyre për të kaluar në “Zebener Shtrase”. Sebastian Haler i Ajaksit ka shanset 5/10, Darvin Nunjez i Benfikës arrin në 4/10, Patrik Shik i Leverkusenit po 4/10, ndërsa Timo Verner i Çelsit shkon në 3/10. Erling Halandi jepet në vetëm 2/10, po ashtu si Romelu Lukaku apo Sasha Kalajxhiç i Shtutgartit. Më pas mundësi kanë Benxhamin Sesko i Salcburgut (1/10) dhe Raul Himenez i Uolvesit në Angli (po, 1/10). E përditshmja gjermane, gjithsesi, nxjerr në fund konkluzionin se “zëvendësimi i Levandovskit është i pamundur, vetëm Halandi është ai zgjidhja thuajse e përsosur, por as nuk mundet të mendohet që të shpenzohen kaq shumë para nga Bajerni për të.

Sfidanti.al