Prej 11 vjetësh, Guardiola nuk ngre kokë në Champions, ia del dot këtë herë?!

U bënë disa vjet që po përpiqet, por nuk po ia del dot. Një emër i madh i trajningut si Pep Guardiola rrezikon të dështojë për herë të 6-të radhazi në Champions me Mançester Sitin, ndërsa fitorja 4-3 ndaj Realit nuk jep asnjë garanci për të kaluar në finale. Në 2017, ekipi i Guardiolës u eliminua në turin e dytë nga Monako pasi u mund 1-3 në Francë, pavarësisht fitores 5-3 në Angli. Në 2018, ndaj Liverpulit u pësuan dy humbje në çerekfinale, ndërsa në 2019 disfata erdhi po në çerekfinale dhe sërish me një rival anglez, Totenhemin (0-1, 4-3). Në 2019-2020, në vitin e pandemisë, Siti kaloi Realin me dy fitore 2-1 në turin e dytë, por çerekfinalja doli fatale ndaj Lionit (1-3) që nuk ishte vlerësuar aq lart. Në 2021, fitoret ishin radhazi duke kaluar ekipet gjermane Gladbah e Dortmund si dhe PSG-në në gjysmëfinale, por “qytetarët” u mposhtën nga Çelsi në finale. Këtë edicion, pas sukseseve me Sportingun e Lisbonës dhe Atletikon e Madridit, gjithçka është në “fije të perit” përballë Realit në gjysmëfinale. Të mos harrojmë se Guardiola u eliminua tri herë në gjysmëfinale të Championsit edhe me Bajernin, dhe gjithmonë me rivalë spanjollë, Realin, Barcelonën dhe Atletikon.

Sfidanti.al