Ku ka si Tirona! Edhe kur tradhëton shpallet ..kampione

Ketu ka tradheti burra..bardheblu ! Tirana është mundur përsëri nga Kastrioti, por dyshimet e tifozëve në ndeshjen e parë, u shndërruan në akuza të forta për ekipin e tyre në këtë humbje tjetër , ku edhe dorëzimi i tyre ishte…për kurorë ! Çfarë ndodh në prapaskenë kur Tirana luan me Kastriotin ? Disa që janë mësuar të përtypin paudhësitë e pashtershme të xhunglës me top , thonë se Tirana e ka pikë të dobët Kastriotin. Një palë tjetër, me zë të ulët.. thonë se mund të jetë si titulli i filmit “Pagesë e frikës” për bardheblutë.

Sidoqoftë, ajo që ka ndodhur, zbulon edhe skenarin e udhëtimit përgjatë sezonit, ku kampionët e fushës, ata që u shpallën nga tifozët edhe “kampionët e tradhëtisë”, me të gjithë ekipet luanin fort dhe fitonin bindshëm, ndërsa me Kastriotin ..u bëhej si dita ideale për të bërë harakirin. Sa edhe trajnerit Shehit nuk i pëlqen loja ekipit të tij, por ajo e kundershtarit, të cilit nuk ia kursen komplimentet..

Ku ka si Tirona ! Tashmë kjo këngë-himn vlen të këndohet edhe përtej orbitës bardheblu, ngaqë ekipi nuk ka luajtur vetëm për vete , por edhe për të mposhtur rivalët e “ të dashurit” te saj. Dhe ajo që ka ndodhur, ka shijen sikur jemi në lëndinën e lotëve : e qanin me frikë Kastriotin se mos binte poshtë, tani po qajmë nga frika se mos shkon shumë lart dhe na futet në ..Europë!

Sfidanti.al