Nuk ka qenë sezoni më i mirë i mundshëm, as në nivelin personal, dhe as në atë kolektiv. Xhixho Donaruma shkoi tek Paris SG si kampion i Europës me Italinë, por nuk e pati derën të hapur “katër kanatësh”. Portieri italian shpesh ishte në stol dhe u detyrua të përballonte një konkurrencë të ashpër me Kejlor Navasin, ndërsa ekipi i tyre u eliminua në turin e dytë të Championsit nga Reali i Madridit. Donaruma u kritikua disa herë për golat e pësuar, por mendon se duhet të vazhdojë fort përpara. “Do të mbetem tek Paris SG, – thotë ai për mediat italiane, – dua që të jem titullar dhe dua që të fitoj Championsin me këtë ekip”. Duke komentuar Serinë A, Xhixho dha përgjigjen që pritej: Jam tifoz me Milanin dhe shpresoj që ta fitojë kampionatin”!
Sfidanti.al