Ishte folur për mesfushorin e ri të Empolit, si një emër që zikaltërit e mendonin për ta pasur si mbulim për mesfushorin kroat. Gjithsesi, “La Gazeta delo Sport” jep 6 kandidatë të mundshëm për zëvendës të Marcelo Brozoviçit, dhe ndër ta nuk është emri i Kristijan Asllanit. i pari jepet Leandro Paredes (PSG, në foto) kartoni i të cilit vlen 15 milionë euro, Zhordan Veretut i Romës që gjithashtu mund të ketë karton rreth 15-20 milionë euro dhe që nuk është ndër më të preferuarit e Murinjos. Pastaj vjen Morten Hjulmand, mesfushor i Leçes, që është emër i ri dhe që mund të luajë shumë vjet si zikaltër, por danezi pëlqehet edhe në Premier Ligë. Bubakar Kamara i Marsejës është kandidati tjetër, një 22-vjeçar i talentuar, që mund të merret me parametër zero në verë, nëse nuk rinovon kontratën. Gonzalo Vijar është një “regjisor” i vërtetë, luan në Spanjë me Getafen, ndonëse kartonin e ka në pronësi Roma, dhe që ka rrogë të përballueshme (1.2 milionë euro në sezon, sot për sot). i fundit, por jo për nga rëndësia, është Lysien Agume, që është i ri dhe luan në Francë me Brestin.
Sfidanti.al