Rivaliteti mënjanë, tifozët e Liverpulit në krah të Ronaldos në “Anfild”!

Një veprim klasi i menduar në një moment domethënës. Tifozët e Liverpulit kanë lajmëruar se kanë planifikuar një minutë duartrokitjesh në mbështetje të Kristiano Ronaldos, pasi superylli i Mançester Junajtidit lajmëroi shuarjen e bebes së tij djalë, ndërsa shoqja e tij, Georgina Rodrigez ishte në maternitet për lindjen e binjakëve. Duartrokitja në stadiumin “Anfild” do të mbahet në minutën e 7-të, në përputhje me numrin 7 në fanelë të Kristianos. Tifozët liverpulas deklaruan se në një rast të tillë rivaliteti duhet lënë mënjanë dhe duhet mbështetur njeriu. Rivaliteti mes Liverpulit dhe Mançester Junajtidit është më i ashpri në futbollin anglez.

Sfidanti.al