Në fushën e lojës “muaji i mjaltit” përfundoi, dhe ishte i bukur për aq sa zgjati. Barcelona po kalon një krizë të fortë, e cila erdhi papritur në 4 ditë, e duket se gjithë puna e deritanishme e trajnerit Ksavi Hernandez është hedhur përtokë. Vetë tekniku është shumë i mërzitur. “Më shqetëson gjithçka që nuk po na shkon mirë, – thotë Ksavi, – le ta themi të vërtetën në sy, nuk mund të humbasim me Kadisin, edhe pse topi nuk deshi të hynte në portë, pasi krijuam shumë raste. Këtë gabim nuk mund ta përsërisim. Rrezikuam kualifikimin në Champions dhe humbëm çdo mundësi për të luftuar për titullin”. Trajneri u heq veshin lojtarëve të tij duke u thënë se “duhet të jemi me kokën ulur sepse nuk kemi fituar asgjë, duhet të shtrëngojmë dhëmbët”. Shqetësimi tjetër lidhet me mungesën e rinovimit të Gavit, që edhe mund të largohet, si dhe me dëmtimet e Ansu Fatiut, Pedrit, Arauhos apo Pikesë.
Sfidanti.al