Bajerni bisedon me Levandovskin, por a “shkon” polaku me trajnerin Nagelsman?!

Ky i fundit e hodhi poshtë atë që u aludua dhe u tha në media. Gazetarët kishin theksuar se dy lojtarë veteranë ishin të pakënaqur me taktikat dhe stërvitjen e Julian Nagelsmanit, dhe se njëri prej tyre ishte Robert Levandovski. Vetë trajneri i Bajernit e hodhi poshtë këtë, ndërsa u pyet direkt, ndërsa sulmuesi polak nuk ka folur ende. Ndoshta do të ketë konferencë për shtyp këtë javë dhe do të pyetet. Ndërkaq, Bajerni ka nisur bisedimet me Levën për kontratën e re, ndërsa kjo e tanishmja përfundon në 2023. Është diskutuar shumë për pakënaqësitë e polakut, sidomos për vonesën e nisjes së bisedimeve, ndërsa nuk dihet nëse rezultati do të jetë inkurajues. A do të mundet Levandovski të shkojë mirë me Nagelsmanin? Sidoqoftë, vështirë që 33-vjeçari të shkojë në ndonjë skuadër tjetër, dhe i vetmi kandidat për të qenë duket Paris SG. Mançester Siti mori Halandin, Reali do të marrë Mbapenë, Barcelona nuk ka para, ndërsa Mançester Junajtidi ka Ronaldon. Sa për Liverpulin, ish-trajneri i tij Klop nuk pëlqen veteranët për sulmin.

Sfidanti.al