Le ta lemë futbollin mënjanë, Ronaldo dhe Georgina sapo humbën një fëmijë!

Fundjava nisi shkëlqyeshëm me 3 golat e shënuar në portën e Noruiçit, që siguruan fitoren e vështirë të Mançester Junajtidit. Gjithsesi, për Kristiano Ronaldon në radhë ishte një “ndeshje” tjetër e vështirë, e cila doli e pamundur për t’u fituar. Në një goditje të pashpirt të natyrës, shoqja e tij, Georgina Rodrigez, humbi njërin nga fëmijët ndërsa lindi binjakë. Vetë Kristiano njoftoi lajmin e tmerrshëm në një mesazh në Instagram, duke theksuar se “duhet të lajmërojmë me dëshpërimin më të thellë se bebja jonë u shua, dhimbja më e madhe që mund të ndjejë një prind. Vetëm lindja e bebes tjetër, vajzë, na jep fuqinë ta jetojmë momentin me sado pak shpresë dhe lumturi. Biri ynë, ti je ëngjëll për ne”! Mesazhe të shumë ngushëllimi erdhën në drejtim të çiftit dhe të familjes me t’u mësuar lajmi.

Sfidanti.al