Emocionet ishin tepër të forta në Arenën e qytetit verilindor amerikan. Një Boston Sëlltiks-Bruklin Nets është si një lloj derbi në basketbollin e SHBA-së pasi përballjë janë ekipet e dy qyteteve të vjetra të 13 shteteve lindore që krijuan shtetin pas luftës për Pavarësi. Në Boston fituan vendasit, dhe u desh një mrekulli e Xhejzën Tatëmit (Tatum) në sekondën e fundit për të marrë suksesin 115-114. Tatëm shënoi ndërsa po tingëllonte sirena për mbylljen e ndeshjes, dhe Bruklini ishte dy pikë në epërsi. Në fund ia dolën Sëlltiksat, rekordmenë të titujve në NBA bashkë me Lejkërsat. Tatëm shënoi 31 pikë, pati 4 topa në tabela, 8 asistë, 1 vjedhje topi e 2 bllokime gjuajtjesh. Xhejlën Braun shtoi 23 pikë për Bostonin, Horford pati 20 pikë e 15 topa në tabela, Smart po 20 pikë, 7 topa në tabela e 6 asistë. Vetëm kështu u përballua një Kajri Irving në formë shumë të mirë, që shënoi 39 pikë, me realizim 60 për qind nga loja dhe 100 për qin nga gjuajtjet e lira (9-9), shtoi 5 topa në tabela, 6 asistë, 4 vjedhje topi e 1 bllokim gjuajtjeje. Duranti shënoi 23 pikë, por gaboi shumë në gjuajtje.
Sfidanti.al